Saturday, 16. May 2026
Sport

Kosova U21 e pafat në Sofje, i ikë fitorja në minutat e fundit 

GS 17/10/2023 1 Min. Lesezeit

Kosova U 21 e pafat, i ikë fitorja në minutën e fundit në duel me BuIlgarinë në Sofje, duke barazuar me rezultat 1:1, në takimin e xhiros së katërt të Grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U21.

Djelmoshat e selektorit Afrim Tovëlanit importojnë një pikë nga kjo sfidë.

Golin e epërsisë e shënoi Ardit Tahiri. 

Image

Kosova

Futbollisti ishte i saktë nga penalltia në minutën e 8-të.

Sorakov në minutën e 90+1 e ka barazuar rezultatin.

Në minutën e 82-të, Andi Hoti u përjashtua me karton të kuq, duke e lënë me një lojtar më pak Kosovën.

Polonia U21 kryeson me 9 pikë por e ka një takim më pak, Gjermania është në vend të dytë me 6 (2 ndeshje më pak), Bullgaria 5, Kosova 4, Estonia 1 dhe Izraeli 0 pikë.

Teilen: