Sunday, 30. August 2026
Sport

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

GS 14/11/2024 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja U21 e Kosovës ka fituar ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut.

Në duelin e luajtur të premten në Shkup, Kosova U21 triumfoi me rezultatin 3:1 përkundër që ishte në disavantazh.

Vendasit kaluan herët në epërsi, përpara se “Dardanët” e rinj të kundërpërgjigjen me tri gola, një në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën.

Miqësoren e dytë, Kosova U21 kundër Maqedonisë së Veriut, e luan të dielën prej orës 12:00, po ashtu në Shkup.

 

Teilen: