• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, November 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova U21 kërkon rezultat pozitiv ndaj Qipros

12/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Përzgjedhësi i Kosovës U21 në futboll, Afrim Tovërlani, ka vlerësuar Qipron por ka shtuar se synojnë rezultat pozitiv të premten.

Ndeshja Qipro U21 – Kosova U21 luhet të premten nga ora 18:00 dhe u takon kualifikimeve për Evropianin 2027 që organizohet nga Shqipëria dhe Serbia.

Për ndeshjet ndaj Qipros e Finlandës, Kosova i ka nisur përgatitjet të martën në Larnaca.

“Qipro është skuadër shumë më cilësore, më kualitative, mirëpo ashtu siç i kanë ata llogaritë e tyre, i kemi edhe ne llogaritë tona dhe nuk na interesojnë llogaritë e atyre. Kemi ardhur për rezultat pozitiv dhe do të bëjmë çmos për të arritur rezultat pozitiv”, ka thënë Tovërlani për Federatën e Futbollit të Kosovës.

Kosova U21 është e treta në grup me katër pikë nga tri ndeshje, kurse Qiproja dhe San Marino janë pa pikë.

Spanja është lidere me nëntë pikë, kurse Rumania mban vendin e dytë me shtatë pikë. Finlanda është e treta me gjashtë pikë.

“Dardanët” e rinj kundër Finlandës do të përballen më 18 nëntor në Turku. Ndeshja luhet nga ora 17:30.

 

Next Post

Barcelona i reagon Federatës spanjolle rreth trajtimit të Lamine Yamalit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.