Saturday, 4. April 2026
Sport

Kosova U21 luan sonte kundër Polonisë U21, ndeshjen për kualifikimet në “Euro 2025”

GS 08/09/2023 1 Min. Lesezeit

Kosova U21 sot do të përballet në udhëtim kundër Polonisë U21 në “Orlen Stadion” në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025” me fillim nga ora 20:00.

Dardanët e rinjë kanë aktualisht tri pikë në Grupin D, pas fitores në shtëpi kundër Estonisë me rezultat 2:0.

  

Ndeshja e radhës për Kosovën U21 luhet katër ditë më vonë(12 shtator) kundër Gjermanisë U21 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

KosovaU21 gjendet në grup me Poloninë, Gjermaninë, Izraelin, Bullgarinë dhe Estoninë U21.

  

  


Teilen: