Friday, 27. March 2026
Sport

Kosova U21 mposhtet në ”Fadil Vokrri” nga Rumania U21

GS 27/03/2026 1 Min. Lesezeit

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka pësaur humbje nga Rumania U21, në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian “EURO 2027”.

Rezultati përfundimtar në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte 0-1.

Golin e vetëm për kombëtaren e Rumanisë e shënoi Ioan Vermesan, në minutën e 67-të.

Pas gjashtë ndeshjeve, Kosova U21 ka 8 pikë duke u renditur në vendin e katërt në tabelë, por tashmë me gjasa shumë të vogla për kualifikim në Kampionatin Evropian.

Në anen tjetër, Rumania me këtë fitore ngritet e treta në Grupin A, me 10 pikë.

Teilen: