Monday, 13. April 2026
Sport

Kosova U21 publikon listën për ndeshjet kundër Qipros dhe Finlandës

GS 08/11/2025 1 Min. Lesezeit

Kombëtarja U21 e Kosovës ka bërë publike listën për dy ndeshjet kualifikuese të kampionatit evropian të vitit 2027,të cilat do t’i zhvillojë lundër Qipros dhe Finlandës.

Përzgjedhësi Afrim Toverlani ka ftuar gjithsej 24 futbollistë,ku risi në këtë listë është mesfushori i Prishtinës Dren Zeqiri.


Banner

Përndryshe nuk mungojnë edhe futbollistët e tjerë nga Albi Mall Superliga e Kosovës si: Altin Gjokaj, Luan Lleshi, Dardan Morina, Arianit Hasani, Erion Sadriu, Elvir Gashijani dhe Igball Jashari,ndërkohë edhe lojtarët që luajnë në ligat evropiane janë të përfshirë edhe Eliot Bujupi, Leon Frokaj, Arjanit Fazlija dhe Idrit Mavraj.

Kujtojmë që Kosova U21 së pari luan në udhëtim kundër Qipros më 14 nëntor,e më pas kundër Finlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë.

Teilen: