• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosova vazhdon me stërvitje

19/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse moti ishte i ligë, atmosfera dukej e mirë nga larg.

Kjo ishte vetëm seanca e dytë stërvitore e Kombëtares së Kosovës në futboll, të cilën të martën e mbajti në kampin nacional të FFK-së në Hajvali.

Përzgjedhësi i ri, Franco Foda që akoma është duke u njoftuar me stafin dhe lojtarët, punoi më shumë në aspektin fizik, dhe nuk u fokusua shumë në vendosjen taktike.

Në stërvitjen e dytë, Foda pati në dispozicion më shumë lojtarë në fushë. Të hënën ishin 17, ndërsa të martën paradite 22 sosh. Munguan kapiteni Amir Rrahmani dhe portieri Arijanet Muriq.

Foda në listën e tij ka ftuar 24 lojtarë për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji.

Kombëtarja e Kosovës, nesër do të udhëtoj për në Jerevan, ku të premten prej orës 17:00 ndeshet me Armeninë. Katër ditë pas duelit me Armeninë, “Dardanët” luajnë edhe miqësoren e dytë, po ashtu në udhëtim. Pra me datën 26 mars, Kosova luan në stadiumin “Puskas Arena” ndaj Hungarisë.

Për Kosovën, këto janë dy ndeshjet e para të këtij viti. Po ashtu, të parat janë edhe për selektorin Franco Foda.

Next Post

Hojlund: Talleshin me mua!

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.