Monday, 28. September 2026
Sport

Kosova vazhdon stërvitjet në Hungari

GS 28/09/2026 1 Min. Lesezeit

Pas duelit në Vjenë me Austrinë, Kombëtarja e Kosovës ka marrë menjëherë rrugën drejt Debrecenit të Hungarisë.

Të hënën gjatë ditës, Kosova ka mbajtur stërvitjen e parë pas humbjes nga Austria 3:1, në mënyrë që të përgatitet sa më mirë për duelin me Izraelin.

Pikërisht në Debrecen, ku Kosova po vazhdon me seancat stërvitore, do të zhvillohet ndeshja e xhiros së tretë me Izraelin në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në këtë stërvitje, selektori Franco Foda ka ndarë ekipin në dy grupe dhe tashmë ka kthyer tërësisht fokusin kah Izraeli.

Në njërin grup ishin futbollistët që nuk ishin titullarë ndaj Austrisë, të cilët iu nënshtruan seancës stërvitore kurse në grupin tjetër, ishin startuesit e duelit në Vjenë.

Këta futbollistë iu nënshtruan programit të rigjenerimit në palestër, në mënyrë që selektori Foda prej të martës të fillojë me përgatitjet kundër Izraelit.

Dueli ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, zhvillohet të enjten mbrëma.

Teilen: