Wednesday, 29. April 2026
Sport

Kosova zhvillon stërvitjet e radhës me trajnerin Franco Foda

GS 19/03/2024 1 Min. Lesezeit

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës e kanë zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në Kampin Nacional në Hajvali.

Nën urdhrat e trajnerit Franco Foda, “Dardanët” kanë stërvitur me përkushtim në aspektin tekniko-taktik.

Kosova do të zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë këtij muaji, ku më 22 mars do të përballet me Armeninë, ndërsa më 26 mars zhvillon ndeshje kundër Hungarisë.

 

Teilen: