• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kosovare Asllani refuzoi fotografinë e përbashkët me Milanin, shkak serbi Luka Joviq

09/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Klubi i Milanit, sot e ka pasur ditën e fotografive zyrtare të vitit.

Pjesëmarrës kanë qenë të gjithë lojtarët, si nga ekipi i meshkujve, ashtu edhe nga ekipi i femrave.

Në klubin kuqezi luan edhe futbollistja me prejardhje nga Kosova e me nënshtetësi suedeze, Kosovare Asllani.

Derisa Asllani është paraqitur në të gjitha fotografitë për klubin, siç mëson Klankosova.tv, ajo ka refuzuar që të marrë pjesë në fotografinë e përbashkët të klubit me të gjithë futbollistët, meshkuj e femra.

Klankosova.tv nga burime të afërta me lojtaren ka mësuar se arsyeja e këtij refuzimi ka qenë lojtari serb, Luka Joviq, me të cilin Asllani nuk ka dashur të jetë e pranishme në një foto të përbashkët.

Bëhet e ditur se as konsultimet e gjata të klubit të Milanit nuk kishin sukses që ta bindnin Asllanin që në fotografi të jenë edhe ajo edhe Joviqi.

Më 30 qershor, 2022, klubi italian njoftoi se ka arritur të nënshkruajë për shërbimet e Asllanit.

Reprezentuesja suedeze, e cila ka luajtur për Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Real Madrid, ka kontratë me AC Milan deri në vitin 2024.

Next Post

Dita e ndeshjes: Ballkani luan në udhëtim te Astana

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.