Sunday, 24. May 2026
Sport

Kosovë-Qipro do luhet me stadiumin plot, shiten të gjitha biletat

GS 15/10/2024 1 Min. Lesezeit

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Qipro, që do të luhet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndeshja zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve, teksa “Dardanët” synojnë fitoren e tretë radhazi.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar para pak çastesh se të gjitha biletat janë shitur dhe stadiumi do të jetë plot me shikues.

“Faleminderit për mbështetje të jashtëzakonshme dhe entuziazmin tuaj të pafund. Jemi të lumtur që stadiumi “Fadil Vokrri”, si gjithmonë, do të jetë i mbushur me energji dhe pasion për të mbështetur Dardanët tanë!”, thuhej në njoftimin e FFK-së.

Teilen: