Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte (e martë) ndaj Kombëtares së Turqisë në ndeshjen finale për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Dardanët janë nikoqir të turqve në përballjen e sotme, e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
Të dy ekipet kombëtare vijnë nga një formë e mirë në kualifikuese dhe nga fitore të mëdha në gjysmëfinale të ‘play-off’-it, me Kosovës që triumfoi 4-3 në udhëtim te Sllovakia dhe Turqia që mposhti 1-0 Rumaninë.
Formacionet e mundshme për finalen Kosovë-Turqi: Foda dhe Montella pa befasi
Forma në 10 ndeshjet e fundit
Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Turqisë vijnë në këtë përballje me statistika të përafërta në 10 ndeshjet e fundit. Sipas Sofascore, “Dardanët” kanë regjistruar 7 fitore, 2 barazime dhe vetëm 3 humbje, ndërsa Turqia ka një bilanc paksa më negativ me 7 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje, duke treguar se diferencat mes dy skuadrave janë minimale.
Kosova në këtë periudhë ka regjistruar fitore të rëndësishme, si ajo ndaj Sllovakisë 3-4 në udhëtim, ndaj Sllovenisë 0-1, si dhe fitore bindëse ndaj Armenisë 5-2, Komoreve 4-2 dhe Suedisë 2-0.
“Dardanët” kanë barazuar ndaj Bullgarisë 0-0 dhe Zvicrës 1-1, ndërsa kanë pësuar humbje nga Zvicra 4-0 në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Në anën tjetër, Turqia ka arritur fitore ndaj Hungarisë 3-0, Shteteve të Bashkuara të Amerikës 1-2, Gjeorgjisë 2-3 dhe së fundmi ndaj Rumanisë 1-0. Ekipi turk ka barazuar me Spanjën 2-2, ndërsa humbjet kanë ardhur pikërisht në ndeshjen ndaj Spanjës 6-0 dhe ndaj Meksikës 1-0, ku kanë nxjerrë në pah kontrastin e rezultateve.
