Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Dueli do të zhvillohet më 4 tetor 2026, me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Tifozët mund t’i blejnë biletat online përmes platformës së shitjes së biletave.
Çmimet variojnë në varësi të tribunës:
Veri dhe Jug: 20 euro
Lindje: 30 euro
Perëndim: 50 euro
VIP: 150 euro
Teilen: