Tuesday, 1. September 2026
Sport

Kosovë – Zvicër, vazhdon shitja e biletave në “tregun e zi”, mësoni çmimin e tyre

GS 06/09/2023 1 Min. Lesezeit

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Zvicër, e cila zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në kuadër të kualifikime për “Euro 2024”.

Biletat për ndeshjen në fjalë që zhvillohet nga ora 20:45 janë shitur në ditët që kanë dal në sistemin “online” për më pak se tre orë.

  

Mirëpo, shitja e tyre tashmë vazhdon në tregun e zi, shkruan Lajmi.info.

Në rrjetet sociale një biletë kushton deri në 150 euro në pjesën perëndimore të stadiumit, mëson Lajmi.net nga postimet e siguruara në rrjetet sociale.

  

  


Teilen: