Duke folur për “Sky Sport”, Alesandro Kostakurta analizoi situatën e Milanit në prag të ndeshjes kundër Frozinones e programuar për sot në ora 20:45.
Në fokus dëmtimet, për të cilat ish-mbrojtësi u shpreh: “Të gjithë ia bëjnë vetes këtë pyetje. Besoj se mund të ketë një përgjegjësi në përgatitje atletike. Besoj se tensioni i disa ndeshjeve nuk duhet nënvlerësuar, ka shumë të rinj që nuk janë mësuar të luajnë në sfidat e Champions-it dhe stresi mund të ketë ndikim. Kur Milani është në fuqi të plotë më bind, është një skuadër cilësore, por kur ka disa mungesa, sidomos në lidhje me lojtarët që mund të bëjnë diferencën, atëherë shoh se Milani humbet ekuilibrin”.
PANORAMASPORT.AL