Tuesday, 26. May 2026
Sport

Kostakurta: Duhet ekuilibër, Milani nuk i përballon dot 4 sulmues

GS 15/02/2025 1 Min. Lesezeit

Alesandro Kostakurta ka kritikuar mënyrën se si Milani qëndron në fushë.

kostakurta

Fajtori, sipas tij, është trajneri Konseisao që këmbëngul duke përdorur të gjithë sulmuesit e tij.

“Milani ka cilësinë për lojë cilësore, por deri tani nuk e kemi parë. Ka pasur përpjekje, por pa cilësi. Gimenez sapo ka ardhur e nuk mund të zgjidhë të gjitha hallet e skuadrës.  Është normale të ketë emocione. Sidoqoftë, me modulin 4-4-2, Milani mund të luajë ndeshje të caktuara kundër skuadrave të caktuara, por unë mendoj se tre mesfushorë janë thelbësorë në mënyrë që sulmuesit të mund të vrapojnë më pak. Sipas mendimit tim, Konseisao po i mbivlerëson katër sulmuesit e tij”, deklaroi ish-mbrojtësi kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: