Çdo ditë e më shumë yje botërorë shkojnë në Arabinë Saudite, ku nënshkruajnë kontrata përrallore me klubet vendase që nuk kursejnë asnjë shpenzim për të tërhequr emrat kryesorë të futbollit botëror.
Një nga yjet që shkoi në Arabi këtë verë është senegalezja Kalidou Koulibaly. Ish-mbrojtësi i Napolit dhe Chelseat ka nënshkruar për Al Hilal, ku do të fitojë 20 milionë euro në vit.
Senegalezi zbuloi dy arsye kryesore pse u largua nga Evropa në moshën 33-vjeçare.
”Paratë. Sigurisht, nuk mund ta mohoj këtë. Do të jem në gjendje të ndihmoj të gjithë familjen time që të jetojë mirë, nga prindërit te të afërmit. Gjithashtu, jam duke punuar në disa projekte në Senegal dhe do të duhen para. Filluam të ndërtonim një klinikë në fshatin e prindërve të mi. Kam në planin tim shumë projekte për të rinjtë”, deklaroi Koulibaly në një intervistë për Corriere dello Sport, transmeton lajmi.net.
”Besimi. Unë jam mysliman dhe po vij në një vend ideal për mua dhe familjen time”, tha ai më tej.
33-vjeçari në Evropë ka bërë karrierë fillimisht tek Metz, Genk, Napoli dhe Chelsea./Lajmi.net/