Sunday, 24. May 2026
Sport

Kouto i jep miliona Cityt

GS 11/10/2024 1 Min. Lesezeit

Manchester City sapo ka arkëtuar plot 25 milionë euro nga Borusia e Dortmund. Klubi gjerman kishte huazuar me detyrim blerje Jan Kouton, i cili kishte një klauzolë interesante në kontratën që e transferoi në Gjermani.

Sipas akordit mes dy klubeve Borusia do të duhej të paguante 20 milionë euro për Kouton nëse ky i fundit do të luante pesë ndeshje në sezon.

Përveç 20 milionë eurove Borusia i kishte kaluar edhe pesë të tjera Sitit për huazimin e lojtarit.

Interesant është fakti se Kouto nuk ka luajtur asnjë minutë me Manchester Cityn

Teilen: