Tuesday, 17. February 2026
Futboll

Kovac synon kualifikimin në Champions: Të vazhdojmë me vrullin e 6 fitoreve në Bundesliga

GS 17/02/2026 1 Min. Lesezeit

Një nga përballjet më delikate eliminatore të Champions League që luhet sot është ajo mes Borussia Dortmund dhe Atalanta. Trajenri i verdhezinjve Niko Kovac, kërkon maksimumin nga të tijtë. “Ne duam të përparojmë me vrullin e serisë sonë prej gjashtë fitoresh në Bundesliga“, tha Niko Kovac.

Ai shpreson edhe në mbështetjen e tifozëve të “Signal Iduna Park”. “Do të jetë një ndeshje shumë e hapur kundër një skuadre të fortë, të respektueshme dhe fizikisht të kërkuar. Gasperini kishte krijuar një stil, Palladino e ka vazhduar atë me idetë e tij“, shpjegoi trajneri kroat.

Kovac foli edhe për mungesat, me Emre Can dhe Mané që tashmë janë jashtë: “Do të na mungojnë katër në mbrojtje. Sule është bashkuar dhe nuk do të rrezikojmë Schlotterbeck. Ne kemi treguar tashmë se kemi alternativa: Ryerson, për shembull, i cili është anësor, luajti gjithashtu si qendërmbrojtës kundër Juventus.”

Teilen: