• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, July 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kovaç: T’i shënosh 4 gola Barcelonës do të jetë më shumë se mrekulli

15/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është e vërtetë që në futboll asgjë nuk mund të merret si e mirëqenë, por ajo që Borussia Dortmund do të kërkojë të realizojë sot është vërtet në kufi me të pamundurën.

Gjermanët u mundën 4-0 nga Barcelona në gjysmëfinalen e parë të Champions League luajtur në Spanjë dhe tani do të kërkojnë të përmbysin shifrat në fushën e tyre.

Trajneri i Borussias, Niko Kovaç, në konferencën për shtyp para ndeshjes, u përpoq të karikonte skuadrën dhe tifozët, duke deklaruar se ende beson në kalimin në gjysmëfinale.

“Mrekullitë ndodhin gjatë gjithë kohës, por Barcelona nuk ka humbur asnjë ndeshje në vitin 2025, gjë që e bën sfidën shumë më të vështirë.

E dimë situatën, nuk luajtëm mirë në ndeshjen e parë dhe duam të tregojmë një fytyrë tjetër sot”, tha Kovac.

“Ne duam të fitojmë, por nuk e di nëse do të mund ta realizojmë mrekullinë.

Ne duhet të sulmojmë nga minuta e parë dhe të kemi tifozët në krah. Prej tyre do të marrim vetëm shtytjen e nevojshme, dëshirën për të vrapuar”, shtoi Kovaç.

Next Post

Verstappen: Kemi probleme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.