Mateo Kovaçiç beson se shoku i tij në kombëtaren e Kroacisë, Joshko Gvardiol, është gati të bëjë hapin e tij të ardhshëm në karrierë dhe t’i bashkohet atij te Mançester Siti. Siti është duke negociuar me Lajpcigun për mbrojtësin 21-vjeçar, i vlerësuar në rreth 86 milionë paund nga klubi i tij, i cili dëshiron që bisedimet të përfundojnë përpara fillimit të sezonit.
“Josko ka potencial të madh”, tha Kovaçiç. “Ai mund të vijë këtu dhe të mësojë dhe të jetë versioni më i mirë i vetes. Padyshim që do të më pëlqente. Unë jam mik i mirë me të dhe ai është kroat. Do të ishte mirë të kisha një kroat pranë meje këtu. Ai tashmë ka luajtur shumë ndeshje të mëdha. Ai është gati për këtë hap. Mendoj se është një kohë e mirë për t’u bashkuar me Sitin. Ata janë në një ecuri të shkëlqyer, një ekip shumë i sigurt dhe një ekip nga i cili mund të mësoni. Ata kanë ndoshta trajnerin më të mirë në histori.
Kështu që erdha këtu për t’iu bashkuar një grupi të madh dhe për t’u përpjekur të mësoj. Joshko është ende i ri, por është i pjekur. Ai nuk ka nevojë për shumë këshilla. Ai luajti një Botëror të mrekullueshëm dhe një sezon të shkëlqyer me Lajpcoigun”, tha ish-mesfushori i Çelsit, i cili veshi vetëm këtë verë fanellën e fituesve të tripletës sezonin e shkuar. Kovaçiç i cili u transferua për 25 milionë paund nga blutë e Londrës, është deri tani e vetmja fytyrë e freskët në skuadrën e Pep Guardiolës, i cili përfundoi turneun e tyre parasezonal me një humbje 2-1 ndaj Atletikos së Madridit në Seul.
PANORAMASPORT.AL