Ish-futbollisti i njohur kosovar, Ardian Kozniku në një intervistë për lajmi.net ka folur rreth ndeshjes Ballkani – Dinamo Zagreb.
Kozniku që ishte futbollist i Dinamo Zagrebit në të kaluarën dhe njohës i mirë i futbollit kroat dha vlerësimin e tij për takimin e të enjtes.
Ai ndër tjerash ka thënë se Dinamo Zagreb do të fitojë kundër Ballkanit në Prishtinë.
“Të them të drejtën, e kam të vështirë të tregojë sa me sa do të përfundojë loja. Besoj që Dinamo do të fitojë mirëpo nuk mund të jap rezultat” – tha Kozniku ndër tjerash për lajmi.net.
Intervistën e plotë të Ardian Koznikut dhënë për lajmi.net mund ta ndiqni në videon e mëposhtme./Lajmi.net/