Tuesday, 10. March 2026
Sport

Krasniqi dështon nga penalltia, Drita mundet nga skuadra rumune

GS 01/07/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti Besnik Krasniqi i pafat, dështoi nga penalltia dhe Drita e Gjilanit mposhtet me rezultat 1:0 nga skuadra rumune ACSM Politehnica Iasi.

Dritës i ka shërbyer shumë kjo ndeshje për të pa formën e secilit futbollist.

“Në minutën e 21-të ekipi kundërshtar ka shënuar, ndërsa në minutën e 37-të Besnik Krasniqi ka humbur nga pika e bardhë.

Kjo ishte miqësorja e fundit për ditët e fazës përgatitore në Bansko, me 3 Korrik ekipi kthehet në Kosove, njëherit do të zhvilloj 3 ndeshje miqësore, para ndeshjes së Evropës”, njofton FC Drita.

Teilen: