Nga 2 deri më 4 qershor në Madrid të Spanjës do të mbahet Konventa e Mini Basketbollit. Federata e Basketbollit e Kosovës do të prezantohet nga Drejtori Teknik i FBK-së, Arben Krasniqi.
Minibasketbolli është duke shënuar rritje te jashtëzakonshme dhe FIBA Europe e ka cilësuar se federatat kanë nevojë për më shumë trajnerë të Mini Basketbollit, të cilët janë në gjendje të ofrojnë mjedisin e nevojshëm për fëmijët, duke mësuar gjithashtu se si të luajnë lojën e basketbollit.
Target grupet e Mini Basketbollit kanë qenë trajnerët, mësimdhënësit, vullnetarët dhe prindërit.
Qëllimi i këtij kursi është që trajnerët të jenë në gjendje të punojnë me fëmijët, si dhe ndarja e njohurive të fituar në këtë klinikë me trajnerët e tjerë të cilët mund të kontribuojnë për Mini Basketbollin.
Kjo konventë është pjesë përmbyllëse e trajnimit të Kursit për trajnerë të MiniBasketbollit 2022/23 të organizuar nga FIBA Europe dhe me përfundimin e suksesshëm të këtij kursi do të zgjidhen edhe Instruktorët Nacionalë të Mini Basketbollit nëpër Federatat përkatëse./Lajmi.net/