• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kreu i FBK-së, pranon krizën e rezultateve të Kombëtarja A

07/01/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ndonëse i kënaqur me nivelin e organizimit të garave vendore në basketboll, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu thotë se është i zhgënjyer me rezultatet e Kombëtares A në vitin 2024.

Sipas tij, niveli i Superligës, por edhe sukseset e gjeneratave të reja, janë ato që kanë pasur ecuri pozitive vitin e kaluar, por jo edhe Kombëtarja A, që është në krizë të rezultateve.

 “Te reprezentacioni A me këto dy humbjet e fundit në nëntor të vitit të kaluar, vetëm sa e kemi thelluar më shumë krizën, e cila nuk është duke na pëlqyer dhe shpresoj të bëjmë ndryshime në këtë drejtim, për ta përtërirë ekipin dhe për të shkuar tutje me ekip më të ri, i cili duhet që për dy, tri apo pesë vjet ta na e jap rendimentin e duhur. Është pozitiv në këtë drejtim fakti që disa prej këtyre djemve dhe vajzave të reja po shkëlqejnë në ekipet e tyre dhe kanë hapësirë mjaftueshëm për të garuar”.

Sipas Fetahut, ky dështim i “Dardanëve” vjen për shkak të faktorëve të rëndësishëm që po e pengojnë direkt zhvillimin e basketbollistëve të rinj në Kosovë.

“Janë dy faktorë, të cilët ndikojnë këtu. E para është se kemi fond të pamjaftueshëm të trajnerëve. Ne edhe në kuptim kuantitativ kemi pak trajnerë, i kemi rreth 100 që janë të regjistruar në Kosovë dhe ky do të jetë fokusi gjatë vitit 2025 e tutje, do të thotë të punojmë shumë më shumë me trajnerët. Fakti numër dy është mungesa e infrastrukturës, ne nuk kemi infrastrukturë të mjaftueshme sportive në këtë vend për të akomoduar kërkesat e të gjitha sporteve,” thotë ai.

I pari i FBK-së thotë se kjo federatë tashmë ka plan konkret për ndryshimin e gjendjes, ku përfshihen edhe klubet e Superligës.

Për vitin 2025, Fetahu thotë se fokusi i FBK-së do të jetë organizimi i Kupës në basketboll muajin tjetër. faza finale e Ligës Unike në të dyja konkurrencat, si dhe përgatitjet për përfundimin sa më të mirë të sezonit aktual ë Superligën e Kosovës.

Next Post

Përplasjet me Ten Hag

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.