• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kreu i federatës serbe: Zot, mos në grup me Shqipërinë!

28/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Në Serbi nuk duan një sfidë me Shqipërinë. Të paktën kështu është shprehur, presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Dragan Dzajiç, në një intervistë të dhënë së fundmi, ku komentoi edhe shortin e 2 dhjetorit që do të hidhet në Hamburg.FN

“Cilido që e përcakton shorti do të jetë kundërshtar i vështirë. Nuk mund të them tani që vetëm të mos e kemi Gjermaninë, Spanjën apo Francën. Janë të vështirë, gjithashtu edhe Rumania, Zot mos lejo që të na bjerë Shqipëria. Të gjitha mund të na shkaktojnë probleme” – tha ai ndër të tjera.

Serbia është në vazon e katërt dhe përballja me Shqipërinë është mëse e mundshme, duke pasur parasysh që kuqezinjtë janë në vazon e dytë. Ndoshta një tekë e goglave mund të sjellë një sfidë të tillë, e cila gjithmonë i ka kaluar kufijtë e futbollit. Shorti i “Euro 2024” do të hidhet me datën 2 dhjetor, në orët e pasdites.

Në përballjen e vitit 2014, ndeshja në Beograd u ndërpre dhe Shqipëria i mori tri pikët në CAS, ndërkohë takimi i kthimit në Elbasan Arena një vit më vonë, u fitua nga serbët 2-0.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Sot do të kompletohet xhiroja e 15-të e Superligës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.