• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Krijimi i Super League, reagon FIFA: Do të analizojë vendimin në koordinim me UEFA-n në interes të të gjithë tifozëve të futbollit

21/12/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pak minuta pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Europian, ka mbërritur edhe përgjigja e shumëpritur e organizatës më të rëndësishme të futbollit botëror, FIFA.

“FIFA është njohur sot me vendimin e marrë nga Gjykata Europiane e Drejtësisë në lidhje me kompaninë evropiane Superligës SL.

FIFA do të analizojë vendimin në koordinim me UEFA-n, konfederatat e tjera dhe federatat anëtare përpara se të bëjë komente të mëtejshme.

Në përputhje me statutet e saj, FIFA beson fuqishëm në natyrën specifike të sportit, duke përfshirë strukturën piramidale – që ka në thelb meritat sportive – dhe parimet e ekuilibrit konkurrues dhe solidaritetit financiar.

Futbolli i detyrohet historisë së gjatë dhe të suksesshme parimeve të lartpërmendura, të cilat FIFA, konfederatat dhe federatat anëtare do të vazhdojnë t’i promovojnë në të ardhmen, në interes të të gjithë tifozëve të futbollit në mbarë botën”,- thuhet në deklaratën e bërë nga FIFA. /i.m /abcnews.al

Next Post

FBK shpall më të mirët e vitit 2023

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.