Tuesday, 5. May 2026
Sport

Krijohet Dinamo City B, skuadra e drejtuar nga Reinaldo Kalari do të luajë në Kategorinë e Tretë

GS 24/08/2025 1 Min. Lesezeit

Dinamo njofton se do të formojë skuadrën Dinamo City B, që do të marrë pjesë në Kategorinë e Tretë dhe do të drejtohet nga Reinaldo Kalari.

“Nga nesër (25.08.2025) nis rrugëtimin Dinamo City B. Klubi blu ka vendosur të formojë këtë skuadër, që do të marrë pjesë në Kategorinë e Tretë.

Trajneri i Dinamo City B do të jetë Reinaldo Kalari, i cili gjithashtu është pjesë e stafit teknik të ekipit të parë.

Të gjithë të interesuarit për t’iu bashkuar këtij projekti mund të paraqiten në kompleksin sportiv të Dinamo City, në Arbanë. Ju mirëpresim!”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Teilen: