• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 31, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kriset “BMV” madrilene, Bellingham ankohet për yjet e tjerë të sulmit

22/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kur u fitua Superkupa e Evropës, optimizmi arriti në qiell.

“Galaktikët” e Real Madrid me “yjet” e mëdhenj të sulmit u duk se do të ishte i pandalshëm këtë sezon, siç e provoi Atalanta me shifrat 2-0, gjithsesi kanë kaluar vetëm pak ditë dhe shumëçka ka ndryshuar.

Mjaftoi barazimi 1-1 në Majorkë, në një sfidë të vështirë, që të krijoheshin “xixat” e para mes talenteve të mëdhenj të repartit ofensiv.

Treshja e sulmit, Vinicius-Mbappe-Rodrygo, mbështetur nga Belingham, u duk se e kishte prishur ekuilibrin thuajse perfekt të kampionëve të Spanjës dhe të Evropës, e kjo solli polemikat e para.

Jude Bellingham u kap nga kamerat në korridoret e stadiumit duke kritikuar tre sulmuesit që të mos e humbisnin topin, por të godisnin portën, sepse vrapimi prapa në mbrojtje ishte shumë i vështirë.

E gjitha kjo nuk lë shije të mirë, sidomos duke ditur se çfarë egosh dhe personaliteti kanë Bellingham, Mbappe apo Vinicius dhe po ashtu, një problem është krijuar nga vetë mediat.

Gazetat dhe televizionet në Spanjë duan të krijojnë treshe sulmuese, si “BBC” e Real Madrid me Benzema, Bale e Cristiano Ronaldo apo “MSN” e “Katalanasve” të Barcelona me Messi, Suarez e Neymar.

Tani, në Madrid është treshja “BMV”, pra Bellingham-Mbappe-Vinicius.

Kjo nuk i pëlqeu aspak sulmuesit tjetër, Rodrygo, i cili botoi një mesazh duke theksuar se në skuadër është edhe ai: “Siglës BMV duhet t’i shtojnë edhe shkronjën R për Rodrygo”,- shkruajti ai, ndonëse më pas e fshiu postimin.

Tifozët kanë frikë se në “Bernabeu” mund të përsëritet historia e dështimeve të epokës së parë të Presidentit Florentino Perez, me “Galaktikët” e tij të famshëm, Zidane-Figo-Beckham-Ronaldo-Roberto Carlos, një ekip shumë sulmues, por që nuk dinte të mbrohej. /i.m /abcnews.al

Next Post

Kriset “dashuria” arabe, Ronaldo “përplaset” me shokët e skuadrës pas humbjes së Superkupës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.