• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kriset “dashuria” arabe, Ronaldo “përplaset” me shokët e skuadrës pas humbjes së Superkupës

22/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Me kohën nuk mund të luftosh dot, po ashtu, as me kundërshtarin kur ai është shumë më i fortë se ty.

Cristiano Ronaldo është një moment tjetër kritik të karrierës, ndoshta në të fundit fare, pasi skuadra e tij, Al-Nassr, pësoi disfatë të rëndë në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite.

Kampionia e vendit, Al-Hilal, tregoi sërish dominimin me suksesin 4-1, ndërsa Cristiano Ronaldo pati një shpërthim tipik të tijin pas pësimit të golit të katërt.

Edhe pse futbolli është lojë skuadre, dhe humbjet e fitoret ndahen bashkë, sërish “superylli” portugez iu përveç shokëve me gjeste duke i akuzuar se po flinin gjumë, dhe se nuk po jepnin aq sa duhet.

Kjo padyshim që ka sjellë qejfmbetje në dhomën e zhveshjes, ndërsa disa prej yjeve tek Al-Nassr, nuk janë në nivelin e pritur.

Të tillë si Sadio Mane apo Aymeric Laporte pritet të largohen e klubi saudit nuk po mundet të bindë emra të tjerë të mëdhenj që t’i zëvendësojnë.

Fitorja e trofeve duket thuajse e pamundur, pasi vjet Al-Hilal fitoi kampionatin dhe Kupën, pavarësisht se rrugëtimi në Champions League-n aziatiek ishte një dështim.

Liga Profesioniste saudite ende nuk ka filluar, por ajo që ndodhi në finalen e Superkupës e tregon shumë qartë gjendjen e Al-Nassr dhe të Cristiano Ronaldo.

Mirëpo, nuk mbaron me kaq, pasi klubi po kalon një krizë financiare, pasi pronarët nuk do të shpenzojnë ashtu si më parë, ndonëse rroga e “yllit” luzitan, më e larta në botë dhe në histori, prej 200 milionë eurosh në vit nuk është në rrezik. /i.m /abcnews.al

Next Post

Adoleshenti “i tmerrshëm” i koshit, një “kolos” 12-vjeçar amerikan me shtatlartësi 2.04 metra

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.