Deklarata e fundit e Romelu Lukakut ku shprehej se ishte shpërqendruar para finales së Ligës së Kampioneve nga ato që kishin ndodhur më herët ka sjellë shumë polemika, por tek Interi duket se mbizotëron gjakftohtësia.
Sipas asaj që ka raportuar “La Gazzetta dello Sport”, tek Interi janë të bindur se Lukaku ka negociuar para finales me Milanin dhe Juventusin, por gjithsesi kishin vendosur ta blinin kartonin e sulmuesit.
Belgu nuk e kishte kapërdirë stolin ndaj Sitit, për të cilën, por sipas së përditshmes italiane, Inzagi ka pasur arsyet e veta, pasi nuk e ka parë të stërvitej me intensitetin e duhur dhe përveç kësaj para finales Lukaku kishte kërkuar një pushim shtesë për shkak të lodhjes.
PANORAMASPORT.AL