Kristjan Asllani “fluturon” drejt Stambollit, vetëm një hap larg Beshiktashit
Kristjan Asllani është gati për të fluturuar drejt Turqisë, pasi pistat italiane për të ardhmen e mesfushorit shqiptar së fundi janë zbehur. Lojtari kuqezi është një hap larg Beshiktashit, që po bën gjithçka për ta mbyllur transferimin sa më shpejt.
Mesfushori që këtë sezon luajti për Torinon, ku kaloi si huazim nga Interi, klubi qa disponon kartonin e tij, e ka dhënë miratimin për lëvizjen drejt Turqisë. Bëhet fjalë për një huazim me të drejtën e blerjes.
Mungojnë vetëm detajet e fundit burokratike mes dy klubeve për konkretizimin e transferimit të Asllanit në Stamboll. Lojtari mund të luajë në vazhdimësi te Beshiktashi, prandaj dhe ka pranuar ofertën turke. I njëjti klub ka edhe një tjetër futbollist shqiptar në pronësi, Ernest Muçin, i cili është huazuar te Trabzonspori dhe po bën një paraqitje mjaft të mirë.