Sunday, 19. April 2026
Sport

Kristjan Asllani gjen golin e parë me fanellën e Beshiktashit

GS 19/04/2026 1 Min. Lesezeit

Kristjan Asllani ka shënuar golin e parë me fanellën e Beshiktashit në kampionatin turk. Në javën e 30-të të Superligës, mesfushori kuqezi shënoi në fundin e takimit nga pika e 11-metërshit në humbjen 2-1 që skuadra e tij pësoi në fushën e Samsunspor.

Asllani mbërriti në kampionatin turk gjatë merkatos së dimrit në formë huazimi, me të drejtën e blerjes në fund të sezonit nga ana e skuadrës turke. Kujtojmë që mesfushori kuqezi është në pronësi të Interit.

Teilen: