Friday, 10. April 2026
Futboll

Kristjan Asllani me paqartësi totale, vera e gjen në udhëkryqin e karrierës

GS 10/04/2026 1 Min. Lesezeit

Sezoni 2025-2026 nuk po rezulton aspak si një rrugëtim i qëndrueshëm për Kristjan Asllanin, i cili ende nuk ka gjetur stabilitet dhe vazhdimësi në karrierën e tij. Mesfushori i kombëtares shqiptare nisi një aventurë larg Interit, fillimisht te Torino, më pas përfundoi te Besiktas, të dyja në formë huazimi, por pa arritur të bindë plotësisht.

Sipas analizës së “Gazzetta Dello Sport”, e ardhmja e tij është shumë e hapur dhe vera pritet ta gjejë sërish në një udhëkryq vendimtar: “Sezoni i tij nuk është pozitiv… Interi e pa si pasardhës të Calhanoglu, por ai nuk e përballoi presionin. Te Besiktas, debutimi i tij ishte makth; karton i kuq pas vetëm pak minutash dhe më pas performanca të dobëta me vetëm 1 asist në 8 ndeshje…”

Tashmë, edhe opsioni i blerjes nga klubi turk për rreth 12 milionë euro duket gjithnjë e më pak i mundshëm, duke e lënë Asllanin përballë një vere plot pikëpyetje.

Teilen: