• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, November 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kristjan Asllani, mesfushori kuqezi i harruar te Interi për 6 ndeshje

01/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Liga e Kampionëve e këtij sezoni pati disa momente të mira për Kristian Asllanin, veçse kohët e fundit, ai sikur është lënë fare prapa liste.

Mesfushori i kombëtares shqiptare e kaloi në stol duelin e Championsit në Barelonë, e treta herë radhazi që i ndodh, ndonëse në sfidën e parë kundër Bayernit në Gjermani ishte i pezulluar.

Kombinuar kjo me dy ndeshje radhazi që nuk aktivizohet në Serinë A, dhe me vetëm 6 minuta në kampionat në tri sfidat e fundit, kuptohet që situata nuk është ndër më të mirat.
Që nga java e parë e prillit, 23-vjeçari është harruar nga trajneri Simone Inzaghi, me vetëm dy raste si titullar.

Kjo ndodhi në fillim të prillit në Serinë A në fushën e Parmës, në barazimin fatkeq 2-2, dhe në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë të humbur 0-3 ndaj Milanit, ku gjithashtu për shqiptarin pati shumë kritika.

Vlen të theksohet se këtë sezon, Asllani pati më shumë hapësirë në Champions League, dhe në çdo konkurrim në përgjithësi. Ai arriti në 334 minuta në Evropë, më lart sesa 202 minutat e vjetshme, dhe 125 minuta në edicionin 2022-2023.

Mesfushori kuqezi u dallua në dy prej sfidave, në Pragë ndaj Spartës vendase kur zikaltrit fituan 1-0, dhe në Roterdam kundër Feyenoordit, ku thuajse shënoi me goditje dënimi. Për herë të fundit në Champions, luajti në Inter-Feyenoord në 11 mars të këtij viti.

 

Next Post

Presidenti i Komitetit Paralimpik Evropian, Blondel: Kosova po ndërton një të ardhme të fuqishme për para sportin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.