Friday, 1. May 2026
Sport

Kristjan Asllani nuk përmbahet, gol dhe asist me Beshiktashin në Superligën turke (Video)

GS 01/05/2026 1 Min. Lesezeit

Kristjan Asllani ka asistuar dhe shënuar sot për Beshiktashin, ndërsa po luan në transfertën e Gaziantep.
Mesfushori shqiptar fillimisht harkoi direkt nga goditja e këndit, ndërsa Djalo përfitoi për ta dërguar topin në rrjetë. Më pas erdhi edhe goli nga penalltia në minutën e 22-të.

Ishte minuta e shtatë kur Asllani shkoi të harkonte. Ky episod solli edhe zhbllokimin e ndeshjes me të si protagonist.

Penalltia iu besua më pas siç është bërë edhe më parë. Kështu Asllani i dyfishoi shifrat në minutën e 22-të.

24-vjeçari është i huazuar nga Interi, ndërsa lajm i mirë për të ishte rikthimi si titullar. Takimi me Gaziantep ndërkohë kujtojmë që vlen për javën 32 të Superligës turke.

Asisti i Kristjan Asllanit: (VIDEO)

Goli i Kristjan Asllanit: (VIDEO)

Teilen: