• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 7, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kristjan Asllani: Sylvinho na ka ndryshuar, forca jonë është grupi

11/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kristjan Asllani ishte padyshim një nga protagonistët e suksesit ndaj Polonisë, teksa bëri mjaft mirë shpërndarjen e lojës. Në përfundim të takimit mesfushori i Interit vuri theksin te forca e grupit, si çelësi i suksesit të Shqipërisë së Sylvinhos.

Një ndeshje fantastike, e një skuadre të vërtetë…
“E dinim rëndësinë e ndeshjes dhe forcën e kundërshtarit. Ata u mbrojtën mirë në pjesën e parë, por gjetëm atë supergol të Asanit. Në pjesën e dytë na vunë disi në vështirësi, por na shkoi shumë mirë dhe morëm këto tre pikë.”
Vuajtëm pak, por më pas u ngritëm dhe reaguam mirë…
“E dinim që polakët kanë shumë individualitete, por u treguam më shumë skuadër nga fillimi në fund dhe më pas rezultati ishte me ne.”

Grupi është arma më e fortë e Kombëtares. Si ndiheni ju lojtarët me njëri-tjetrin?
“Është e vërtetë që me këtë trajner jemi bërë një grup shumë kompakt. Rrimë shumë bashkë dhe flasim shpesh, edhe jashtë fushe. Trajneri Sylvinho ka punuar shumë për të forcuar grupin dhe jemi shumë të kënaqur për këtë.”/ h.ll/abcnews.al

Next Post

Zielinski bëhet “tifoz” i shqipërisë: Ata treguan luftë dhe ambicie, shpresoj të fitojnë kundër Çekisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.