• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, July 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kristjan Asllani titullar, o tani, o kurrë më!

21/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kristjan Asllani, të zgjedh ty! Jo, nuk bëhet fjalë për një episod të ri të Pokemon ose për ndonjë evolucion të personazheve të animuar, por për një tjetër moment kyç për Simone Inzaghin.

Trajneri i Interit duhet të përballet me gjendjen e Hakan Çalhanoglu, i cili, megjithëse nuk ka ndonjë dëmtim serioz muskulor, nuk është ende në gjendje optimale. Ka shumë mundësi që turku të mos rrezikohet në ndeshjen kundër Veronas në stadiumin Bentegodi.

Çalhanoglu është një element thelbësor për lojën e Interit, por në një periudhë të ngjeshur dhe vendimtare të sezonit, çdo rrezik është më shumë një lojë fati. Ndaj, gabimet janë të ndaluara.

Pikërisht për këtë arsye, vëmendja është e gjitha te Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar, i marrë nga Empoli si një investim për të ardhmen gati dy vite më parë, tani duhet të tregojë në fushë arsyen kryesore për të cilën është blerë: të zëvendësojë Çalhanoglunë, duke ofruar cilësi dhe siguri në mesfushë. Një detyrë që deri tani nuk është përmbushur plotësisht.

Nga grumbullimi me kombëtaren shqiptare, Asllani ka qenë i qartë, duke shprehur pritshmëritë e tij për ta nisur si titullar kundër Veronës dhe duke treguar gatishmërinë për të shpërthyer:

“Kam përparuar shumë, jam gati. Jam regjisori dhe preferoj këtë rol, por mund të luaj kudo.”

Pyetja është: A mendon njësoj Simone Inzaghi?

Nuk është e sigurt. Lëndimi i Asllanit muajin e kaluar e detyroi Inzaghin të gjejë zgjidhje alternative për rolin e regjisorit, duke u mbështetur te Barella dhe Zielinski. Performancat e tyre ishin të mira, me karakteristika të ndryshme, por të mjaftueshme për të rritur konkurrencën në atë pozicion.

Megjithatë, përballë ndeshjes në Bentegodi, Inzaghi gjendet në një udhëkryq. Nëse ai vendos të përshtatë Barellan ose Zielinskin në rolin e regjisorit, do të ishte një refuzim i hapur, pothuajse përfundimtar, për Asllanin. Një hap që trajneri, madje edhe për arsye ekonomike dhe për të mbrojtur vlerën e lojtarit, vështirë se mund ta përballojë. Kjo është një situatë që duhet shmangur me çdo kusht.

 

 

Next Post

Turku do pushojë, duel për një vend mes Asllanit dhe dy mesfushorëve të Interit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.