• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kritikat e Ronaldos, vjen përgjigja e Ten Hag: CR7 është shumë larg Mançesterit

14/09/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Erik ten Hag i është përgjigjur komenteve të Kristiano Ronaldos se Mançester Junajtid nuk mund ta fitojë Premier Ligën, duke thënë se ai është shumë larg Mançesterit. Periudha e dytë e Ronaldos tek Junajtid përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme, pas një mosmarrëveshjeje me Ten Hagun dhe me kontratën e Ronaldos që më pas u ndërpre dhe sulmuesi tha se ndihej i tradhtuar nga shefi i “Djajve të Kuq”.REUSulmuesi portugezi tha gjatë një interviste për Rio Ferdinandin në fillim të kësaj jave: “Ata duhet të rindërtojnë gjithçka, sipas mendimit tim. Trajneri thotë se ata nuk mund të konkurrojnë për të fituar titullin dhe Ligën e Kampioneve. Si trajneri i Mançester Junajtid nuk mund të thuash se nuk do të luftosh për të fituar titullin apo Ligën e Kampioneve”. Skuadra e Ten Hagut përballet me Sauthemptonin sot në Premier Ligë, pasi humbi dy nga tre ndeshjet e tyre të para të kampionatit, që do të thotë se ata kanë fituar vetëm pesë nga 16 ndeshjet e tyre të fundit në Premier Ligë gjatë këtij sezoni dhe atij të fundit.

Ten Hag iu përgjigj komenteve të Ronaldos, duke thënë: “Ai tha se Mançester Junajtid nuk mund ta fitojë Premier Ligën. Jo, ai e tha këtë nëse e lexoni shumë mirë artikullin. Ai është shumë larg në Arabinë Saudite, larg Mançesterit. Të gjithë kanë të drejtë të kenë një mendim. Është në rregull”. Presioni tashmë po rritet mbi holandezin pasi ai regjistroi renditjen më të ulët të klubit në epokën e Premier Ligës sezonin e kaluar, në vendin e tetë. Kalendari i Junajtidit përmban një seri prej shtatë ndeshjesh në hapësirën e 22 ditëve midis fundit të pushimit ndërkombëtar të shtatorit dhe fillimit të pushimit të tetorit, një periudhë që mund të jetë vendimtare për trajnerin.

Duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me të ardhmen e tij, ai tha: “Ne do të shohim se ku jemi në maj. Është shumë herët tani sepse sezoni sapo ka nisur. Rëndësi ka që të fitojmë trofe dhe për të qenë sa më lart. Duhet të bëjmë gjithçka për të fituar çdo ndeshje. Do të shohim në maj. Kjo nuk më ndikon. E di se ku po shkojmë, jemi ende në një periudhë tranzicioni. Duhet të integrojmë shumë lojtarë të rinj dhe ende po përballemi me dëmtime. Por përpara se dikush të thotë justifikime, jo, ne duhet të fitojmë çdo ndeshje. Skuadra e di këtë”.

ANDROKLI DRALO-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Prezantohet Pochettino: SHBA mund të fitojë Kupën e Botës 2026

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.