Situata që po përjeton me Francën, zbarkimi i tij te Reali i Madridit dhe të gjitha çështjet rreth tij do të marrin përgjigje nga ai vetë. Kilië Mbape do të flasë këtë të diel në një intervistë ekskluzive me gazetarin Mulud Acsur, në emisionin “Clique”.Lojtari i Real Madrid thyen kështu disa javë heshtje në të cilat mungesa e tij me “Les Bleus” krijoi shumë dyshime në Francë dhe Spanjë. Në një ekstrakt të asaj që mund të shihet të dielën në kanalin televiziv francez, Mbape e ka të qartë pse ulet para gazetarëve. Është i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë. I pyetur mbi komentet e shumta të javëve të fundit, francezi shpjegoi: “Njerëzit flasin për mua? Problemi, kur je yll, është se flasin për ty. Gjëra të reja dalin çdo ditë ndërsa unë nuk flas me askënd. Prandaj po flas me ju sot. Në një moment të caktuar, duhet folur sepse është e nevojshme që njerëzit të të kuptojnë”.
LIDER ANTIKATASTROFË – Ndryshimi vendimtar dhe i papritur i qëndrimit të Mbapesë është pritur shumë mirë në të gjitha hallkat e klubit, por mbi të gjitha në dhomat e zhveshjes. Ai mesazh i yllit i përhapur në rrjetet sociale ka qetësuar edhe më tej raportet me shokët, thanë për “AS” burime të autorizuara nga vetë klubi. Sepse është një mesazh që konfirmon se Mbape mund të jetë lideri i skuadrës, ai që udhëheq edhe në dhomat e zhveshjes, pas largimit të njerëzve aq të rëndësishëm sa Kros, Naço apo i dëmtuar Karvajal.
Praktikisht francezi ka hapur një derë që shumë nga shokët e tij të skuadrës ishin të etur për të hyrë. Tani gjithçka që mbetet është që ylli të mbështesë atë dëshirë për udhëheqje në tre daljet e rëndësishme të ekipit: sot në Girona, ndaj Atalantës në Champions dhe kundër Rajo Vajekanos pas një javë. Liga e Kampionëve është e një rëndësie të veçantë, pasi edhe pse nuk është vendimtare për kualifikimin, në rast humbjeje mund të rrezikohet kalimi në turin tjetër. Do të ishte një katastrofë.
PANORAMASPORT.AL