Jurgen Klopp ka marrë kritika të forta për pranimin e një pozicioni te Red Bulli, markë që ka në pronësi Leipzigun, një nga rivalët e Dortmundit dhe Mainz, dy nga ish-klubet e tij, por Jamie Carragher i doli në mbrojtje trajnerit 57-vjeçar.
“Mendoj se është e pakuptimtë. Ka një ndjenjë në Gjermani, e kuptoj modelin, por kjo është krejtësisht ndryshe. Por a duhet Klopp të qëndrojë pas idealeve të Mainzit dhe Borussias së Dortmundit për pjesën tjetër të jetës së tij? Të gjithë jemi hipokritë, nëse dikush na ofron mjaftueshëm para, me siguri do të bëjmë të njëjtën gjë, gjithsesi”.
Ish-futbollisti i Liverpoolit sqaron më tej se Klopp nuk është trajner në fushë.
“Ai nuk është trajner, po mbikëqyrur diçka, duke folur me njerëzit, duke shkuar në disa takime, duke shkuar në disa ndeshje dhe ndoshta po paguhet shumë mirë. Nëse ata janë të tillë kundër modelit të Red Bullit, pse Dortmundi bleu Haalandin? Nëse jeni kaq kundër modelit të tyre, atëherë mos blini dhe shisni lojtarë me ta. Ata blenë sulmuesin më të mirë në botë dhe e shitën te City për ca para më shumë”, tha ai, duke vlerësuar edhe skuadrat e kompanisë austriake, të cilat ndihmojnë të rinjtë të arrijnë nivelin më të lartë.
“Ekipet dhe njerëzit në Gjermani nuk e pëlqejnë mënyrën se si Red Bulli i bën gjërat, madje mua më pëlqen. Ata u japin lojtarëve të rinj një shans, gjejnë gurë të çmuar të paprerë, i zhvillojnë dhe i shesin si diamante. Mendoj se është një model fantastik që shumë klube po përpiqen ta kopjojnë”, shpjegoi ai.