Friday, 10. April 2026
Sport

Kritikat ndaj Poçetinos, trajneri i “Bluve” ka akoma mbështetjen e…

GS 27/09/2023 1 Min. Lesezeit

Mauricio Poçetino ka ende mbështetjen e lojtarëve të tij të Çelsit, pavarësisht nisjes së tyre të tmerrshme të sezonit. Trajneri i bluve ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e tij në Premier Ligë këtë sezon.

pocetino broja

Ai gjithashtu sulmoi skuadrën e tij të re pas humbjes në shtëpi të dielën me Aston Vilën, duke u thënë atyre që të rriten dhe se janë pa eksperiencë. Megjithatë, “Daily Mail” raporton se trajneri argjentinas ka ende mbështetjen e lojtarëve të tij në “Stamford Bridge”.

Lajmin shton se qasja e tij në skuadër që nga mbërritja në Londrën Perëndimore është mirëpritur nga skuadra. Aftësitë menaxhuese të Poçetinos janë vlerësuar, së bashku me gatishmërinë e tij për t’u angazhuar me lojtarët.

Ish-trajneri i Totenhemit gëzon ende edhe mbështetjen e pronarëve, të cilët po qëndrojnë pranë skuadrës së tyre në këtë moment të vështirë.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: