Friday, 6. March 2026
Sport

Kriza e fushës reflektohet në drejtim, skuadra e Muçit me president të ri

GS 27/11/2024 1 Min. Lesezeit

Beshiktashi ka kaluar një krizë të thellë rezultatesh, por tani, problemet e skuadrës ku luajnë Ernest Muçi dhe Milot Rashica kanë dalë jashtë fushës.

Më 27 nëntor, klubi turk, njoftoi emërimin e Huseyin Yucel si president të ri, pas dorëheqjeve të disa drejtuesve, përfshirë koordinatorin e përgjithshëm dhe ish-lojtarin, Samet Ayba, dhe ish-këshilltarin, Brad Friedel. Kjo ka përshkallëzuar krizën që klubi po kalon.

Beshiktashi ka pasur një fillim të vështirë të sezonit 2023/24, duke u renditur në vendin e gjashtë pas 12 javësh të luajtura, me tri humbje dhe një barazim në katër ndeshjet e fundit.

Pavarësisht përforcimeve të mëdha si Ciro Immobile dhe Rafa Silva, klubi është larg titullit, madje sezonin e kaluar e përfundoi në vendin e gjashtë, plot 46 pikë larg Galatasaray-t, që fitoi kampionatin.

Disfata dhe performancat e dobëta kanë shkaktuar pakënaqësi tek tifozët, duke shtuar tensionet brenda klubit.

Teilen: