Një tjetër përballje direkte e humbur për Manchester United. Këtë herë edhe në mënyrë të rëndë. “Djajtë e kuq” përkulen ndaj Tottenhamit në “Old Trafford” dhe humbasin 3-0 në shtëpi, edhe për shkak të përjashtimit të Bruno Fernandes në minutën e 42-të.
Vetëm tre minuta lojë dhe Spurs kalojnë me Johnson. Më pas, në pjesën e dytë erdhën edhe dy golat e tjerë: Kulusevski në fillim, Solanke në fund për rezultatin final 3-0.
Tre humbje, një barazim dhe vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit në Premier League: Ten Hag dhe djemtë e tij tani janë në krizë, madje tekniku rrezikon pozicionin e tij. Do të jetë një javë e gjatë në kampin e United.