• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kriza, Kardinale mbledh krerët e Milanit në SHBA. Në axhendë edhe emri i Tares

07/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Orë të nxehta për Milan e jo vetëm prej rezultateve. Kuqezinjtë janë duke vuajtur me një rindërtim të vështirë pas një sezoni që po rezulton të jetë një dështim.kardinale ibraXhorxho Furlani, administratori i klubit dhe njeriu i besuar i “Elliott”, fluturoi në SHBA për të takuar pronarin e “RedBird”-it Xherri Kardinale. E ardhmja e klubit kuqezi do të ishte në qendër të diskutimeve. Duke filluar me zgjedhjen e drejtorit të ri sportiv, i cili do të ketë më shumë se thjesht një fjalë në vendimet teknike në funksion të ekipit për sezonin 2025/2026.

DISKUTIMI – Furlani, i cili vetëm pak ditë më parë foli në TV duke pretenduar se është në qendër të projektit (“Vendimet janë në dorën time”), do t’ia përsërisë konceptin qartë vetë Kardinales. Drejtori Ekzekutiv, i cili ka mohuar publikisht zërat për marrëdhënie të tensionuara me Ibrahimoviç, dëshiron të thotë fjalën e tij në çdo vendim, gjithashtu falë strukturës së korporatës që e sheh “Elliott”-in si kreditor të “RedBird”-it për blerjen e një pjese të aksioneve të Milanit (një datë e re për skadimin e huasë ishte caktuar në dhjetor).

DREJTORI I RI – Prandaj edhe drejtori sportiv do të emërohet në bazë të dëshirave të Furlanit (dhe jo vetëm atyre të pronarëve dhe Ibrahimoviçit). Favoritët janë mbi të gjitha Paratiçi dhe Igli Tare, ky i fundit i sponsorizuar nga konsulenti suedez. Dosja tjetër në tavolinë ka të bëjë me stadiumin (në bashkëpunim me Interin, oferta për blerjen e “San Siro”-s dhe zonave përreth do t’i paraqitet së shpejti Bashkisë). Së fundmi, ka mundësi që të flitet edhe për të ardhmen e disa emrave të mëdhenj si Leao dhe Teo Hernandez, të cilët janë afër largimit, si dhe për rinovimet e Pulisiç dhe Menja, të cilave tashmë u mungon vetëm zyrtarizimi. Buxheti për merkato do të ishte një tjetër temë sepse praktikisht në verë, Milani është i destinuar të ndryshojë fytyrë, brenda dhe jashtë fushe.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Çudira nga Bolivia! Përdori identitetin e vëllait për të arritur kombëtaren, pezullohet për 2 vite

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.