Monday, 23. November 2026
Futboll

Krizat epileptike; Musiala dhe agjenti i tij dyshohet se kanë fshehur gjendjen shëndetësore

GS 23/11/2026 2 Min. Lesezeit

Jamal Musiala po përballet prej muajsh me një problem shëndetësor të natyrës neurologjike, i cili po i shkakton vështirësi të mëdha atij dhe Bayern Munich. Klubi gjerman është kritikuar së fundmi edhe për sugjerimin se, për shkak të rendimentit të ulët, mund t’i ulë pagën futbollistit.

Sipas “Bild”, Musiala pësoi një tjetër përkeqësim të gjendjes të hënën e kaluar dhe zgjidhja e problemit në një afat të shkurtër duket e vështirë. Kjo ka shtuar shqetësimin në klub për të ardhmen e sulmuesit në Mynih.

Ndërkohë, kanë dalë pretendime se Musiala dhe agjenti i tij mund të kenë fshehur informacione mbi gjendjen shëndetësore gjatë negociatave për rinovimin e kontratës, rreth një vit e gjysmë më parë. Megjithatë, ky pretendim nuk është provuar. Sipas “Sport1”, problemi kryesor lidhet me marrëdhëniet e tensionuara mes Bayernit dhe përfaqësuesve të lojtarit.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur komunikim të vazhdueshëm mes palëve, në nivele të ndryshme dhe larg vëmendjes publike. Pra, nuk ka heshtje totale mes tyre, por kjo nuk do të thotë se marrëdhëniet janë përmirësuar.

⚽
BundesligaRezultati i fundit · Ndeshja e radhës · Tabela
Duke ngarkuar rezultatet…
Teilen: