• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, June 24, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Krizë te Italia pas eliminimit nga Euro 2024

02/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Raporte të shumta në Itali pretendojnë se shefi i delegacionit të Italisë, Gigi Buffon, ka kërkuar të takohet me drejtuesit e Federatës Italian të Futbollit (FIGC( për të diskutuar të ardhmen e tij me kombëtaren dhe planet e tyre afatgjata dhe kjo vjen pak dit pas eliminimit të Italisë nga Euro 2024.

Kishte raporte se ish-portieri kishte vendosur të jepte dorëheqje, por sipas “Sky Sport Italia” dhe “Tuttosport”, kjo ende nuk ka ndodhur. Në fakt, Buffon ka kërkuar një takim me shefat e FIGC për të diskutuar planet afatgjata dhe pozicionin e tij brenda projektit.

Trajneri Luciano Spalletti emëroi Buffon si shef të delegacionit të Italisë në shtator 2023. Sipas raportimeve, Buffon dëshiron të sigurojë që të ketë kushte për të vazhduar projektin pas një eliminimi kaq zhgënjyes nga kampionati evropian.

Sipas “Tuttosport”, Spalletti gjithashtu mund të përfshihet në bisedime me fituesin e Kupës së Botës 2006.

As presidenti i FIGC-së Gabriele Gravina dhe as trajneri Spalletti nuk dhanë dorëheqje pas daljes së Italisë nga EURO 2024, por Gravina shpalli zgjedhjet e Federatës për 4 nëntor 2024.

Next Post

Xhaka në dyshim ndaj Anglisë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.