Thursday, 27. August 2026
Sport

Kroatët e preferojnë grupin me Kosovën, San Marinon, Serbinë dhe Bosnjën! Mediumi kroat jep një detaj  

GS 21/11/2024 1 Min. Lesezeit

Ka përfunduar faza e grupeve në Ligën e Kombeve dhe kështu me 13 dhjetor do të dihet se kush më kë do të jetë në grupin kualifikues për Kampionatin Botëror në futboll. 

Lexuesit kroatët e dojnë një grup interesant por mediumi kroat “24 sata” i jep një detaj lexuesve të vet.

“Nëse do të pyesni, grupi ynë kualifikues për Botërorin do të ishte ky: Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova dhe San Marino.

Në letër tingëllon shumë e kalueshme, do të ishim favoritët kryesorë për vendin e parë, por imagjinata dhe realiteti shpesh nuk mbivendosen.

Gjegjësisht, sipas rregullave të UEFA-s, për arsye politike Kosova nuk mund të jetë në grup me Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën, kështu që ky opsion është i parealizueshëm, por ka shumë mundësi që të nxjerrim dikë nga kombëtaret e përmendura në mënyrë që të paktën pjesërisht të plotësohen dëshirat tuaja – të lexuesve”, ka shkruar mediumi kroat “24 sata”.

Teilen: