• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kroati duhet të pranojë ‘sakrificën’ financiare

28/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Luka Modriç është pranë vazhdimit të aventurës së tij me Real Madridin edhe për një sezon tjetër. Mesfushori kroat, i cili në shtator do të mbushë 40 vjeç, ka një objektiv të qartë: ta mbyllë karrierën me fanellën e “Los Blancos”.

Pavarësisht minutazhit të reduktuar këtë sezon, kontributi i tij mbetet i çmuar për Carlo Ancelottin, veçanërisht në momentet kur përvoja konsiderohet vendimtare.

Prej muajsh kanë qarkulluar spekulime mbi të ardhmen e tij, por Modric ka vendosur të qëndrojë.

Edhe klubi i bardhë po e shqyrton seriozisht mundësinë për t’i ofruar një kontratë të re.

Sidoqoftë, marrëveshja do të vijë me kushte të ndryshme. Sipas “Cadena SER”, kroati do të duhet të pranojë një pagë të reduktuar, ashtu siç ka ndodhur në të kaluarën me veteranë si Sergio Ramos dhe Marcelo.

Roli i tij në fushë do të jetë gjithnjë e më i kufizuar, për shkak të rritjes së talenteve të rinj në mesfushë. Megjithatë, në “Valdebebas”, Modric mbetet një pikë referimi, i vlerësuar si për lidershipin e tij në dhomat e zhveshjes, ashtu edhe për kontributin në momentet kyçe.

Nëse nuk do të ketë ndonjë surprizë, sezoni i ardhshëm do të jetë i fundit për Modric te Real Madridi. Largim i denjë për një legjendë të futbollit botëror.

Next Post

Reali në rrezik, frikë para Arsenalit në Champions. Ja futbollistët që rrezikojnë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.