• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 14, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Kroatit Kovaq i besohet posti i selektorit të “Dardaneve”

11/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri nga Kroacia, Viktor Kovaq do t’i udhëheq basketbollistet e Kosovës në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla që do të mbahet këtë verë në Prishtinë.

Bordi i FBK-së, ditë më parë ka marrë vendimin për emërimin e kroatit Kovaq në krye të Kombëtares së Kosovës A.

Kovaq ka përvojë të madhe në basketbollin e femrave, ndërsa në dy edicionet e fundit ka qenë trajner i skuadrës së Bashkimit. Nën drejtimin e tij, ekipi nga Prizreni ka dominuar totalisht në basketbollin e femrave në Kosovë, duke fituar në total gjashtë trofe: dy tituj kampioni, dy kupa dhe dy Superkupa të Kosovës.

Po ashtu, Kovaq ka punuar për disa skuadra në Kroaci, ka drejtuar kombëtaren A të femrave të Kroacisë, si dhe ka punuar me gjeneratat e reja.

Prezantimi i Kovaqit në krye të Kosovës pritet të bëhet së shpejti, më palët që edhe zyrtarisht do ta firmosin kontratën.

Basketbollistet e Kosovës për herën e tretë do të paraqiten në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, i cili për herë të parë do të organizohet në Prishtinë prej datës 25 deri më 30 qershor. Në vitin 2021, Kosova doli e treta në këtë garë të FIBA-s, ndërsa në vitin 2022 përfundoi në pozitën e pestë.

Kosova pritet të grumbullohet në fillim të qershorit për t’u përgatitur sa më mirë për këtë garë, të cilën synon ta fitoj. Kosova bën pjesë në Grupin A së bashku me Qipron dhe Maltën.

Next Post

Pedri: Treguam se jemi një nga skuadrat më të forta në botë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.